Chelsea kompleton merkaton e çmendur, nënshkruan me një super lojtar në Spanjë

Chelsea kompleton merkaton e çmendur, nënshkruan me një super lojtar në Spanjë

21:04, 31/08/2021

Chelsea ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me mesfushorin e Atletico Madrid Saul Niguez.

Sipas Sky Sports, mesfushori do të huazohet për këtë sezon derisa Chelsea do të këtë mundësi blerje për të.

Burimet nga Spanja për Sky Sports kanë thënë se marrëveshja është rritur me kampionët e Europës që do të nënshkruajnë me spanjollin, i cili dëshiron që të luajë në Premier Ligë.

26 vjeçari, i cili ishte pjesë e skuadrës së Diego Simeones sezonin e kaluar, ka bërë më shumë se 300 paraqitje për Atleticon, prej që fillojë të luajë për skuadrën seniore kur i kishte 17 vjeç, pra më 2012.

Për spanjollin më parë kanë qenë të interesuar edhe disa skuadra të Premier Ligës, me raportet që thoshin këtë verë që Manchester United do ta rivalizojë Chelsea për shërbimet e tij.

Sipas kësaj marrëveshje Chelsea do të paguajë pesë milionë euro të Atletico Madrid për huazim. Marrëveshje personale me lojtarin është arritur dhe Saul do të udhëtojë në Londër për ta nënshkruar kontratën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco