Strakosha përplaset me drejtuesit, ja plani portierit për ti prishur punë klubit

Strakosha përplaset me drejtuesit, ja plani portierit për ti prishur punë klubit

20:04, 31/08/2021

Situata e Strakoshës në Lacio nuk paraqitet aspak e qetë. Sarri i ka bërë të qarta zgjedhjet e tij dhe ashtu si sezonin e shkuar, gardiani kuqezi duhet të provojë përsëri stolin. Dueli me Reinën po përjetohet keq nga 26-vjeçari, duke lindur edhe tension mes tij dhe drejtuesve të klubit kryeqytetas.

Sipas “Il Messaggero“, portieri i Kombëtares shqiptare po mendon “hakmarrjen” dhe rinovimi është karta e suksesit. Strakosha sheh të udhës të mos surprizojë në momentet e fundit të merkatos e të qendrojë te Lacio, por nga ana tjetër nuk do të pranojë rinovimin. Në këto kushte, futbollisti shqiptar do të ishte i lirë të largohej me parametra 0 në fund të sezonit të ardhshëm, kohë kur përfundon edhe kontrata me bardhekaltrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco