Rashica reagon pasi u zyrtarizua mungesa e tij ndaj Gjeorgjisë

Rashica reagon pasi u zyrtarizua mungesa e tij ndaj Gjeorgjisë

17:27, 31/08/2021

Tashmë është e konfirmuar që Milot Rashica nuk do të jetë pjesë e Kosovës për sfidën ndaj Gjeorgjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i tij Norwich City nëpërmjet një komunikate, ku ka shpjeguar se arsyeja e mungesës së tij është që Gjeorgjia gjendet në listën e kuqe të Britanisë së Madhe (COVID-19).

Dhe, pas kësaj ka reaguar vet Rashica, i cili me anë të një fotografie me fanella të Kosovës, bashkangjitur flamurin, ka lënë për të nënkuptuar se është gjithmonë me Kosovën edhe nëse jo në fushë. Gjithsesi, Rashica kundër Greqisë më 5 shtator, dhe kundër Spanjës më 8 shtator, do të jetë i gatshëm të luajë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco