Chelsea ‘dështon’ në transferimin e dyshes Saul-Kounde

Chelsea ‘dështon’ në transferimin e dyshes Saul-Kounde

16:17, 31/08/2021

Gjiganti anglez duket se nuk ka arritur të sjell në ekip dy përforcimet e shumëkërkuar.

Chelsea prej kohës kishte shprehur interesim për mesfushorin e Atletico Madrid Saul Niguez dhe mbrojtësin e Sevillas Jules Kounde, transmeton lajmi.net.

Klubi anglez synonte ta merrte Saulin në formë huazimi ndërsa të shpenzonte rreth 50 milionë euro për Kounden.

Megjithatë sipas mediave spanjolle, asnjëri prej këtyre dy transferimeve nuk do të ndodhin te “The Blues”.

Atletico Madrid nuk ka arritur të gjejë mesfushor dhe nuk do ta lejojë Saulin të largohet në huazim.

Në anën tjetër Sevilla i ka bërë të qartë që kërkon të paktën 75-80 milionë euro për futbollistin e tyre, shumë e cila konsiderohet si e paaarritshme për gjigantin anglez.

Megjithatë Chelsea ka ekip konkurrent pasi edicionin e kaluar triumfoi në Ligën e Kampionëve dhe tashmë ka shtuar në ekip edhe Romelu Lukakun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco