E kryer/ Ronaldo firmosi me Man United, Juventus nuk vonon dhe gjen golashënuesin e ri

E kryer/ Ronaldo firmosi me Man United, Juventus nuk vonon dhe gjen golashënuesin e ri

17:01, 28/08/2021

Pas tërmetit të shkaktuar nga largimi i Cristiano Ronaldos për tek Manchester United, Juventus është “zgjuar” dhe tashmë po mendon të gjejë zëvendësuesin e sulmuesit portugez.

Për të mbushur boshllëkun e madh të lënë nga CR7, Juve nuk ka shumë kohë dhe duhet menjëherë të gjejë pasardhësin.

Dëshira e drejtuesve të klubit torinez ishte Mauro Icardi, por ai nuk mund të arrihet dhe për këtë arsye ata kanë vendosur kanë vendosur t'i drejtohen një njohje të vjetër: Moise Kean. Një pistë që ka një avantazh të dyfishtë për klubin italian. Sulmuesi 21 vjeçar dëshiron absolutisht të largohet nga Everton dhe një kthim në Itali nuk do të kundërshtohej nga ai.

Image

Kean, i cili e njeh mirë ambientin bardhezi, nuk do të marrë shumë kohë për t'u përshtatur. Sipas informacioneve nga “Goal Italia”, Juventus ka vendosur t’i shpejtojë negociatat me Everton për të “riatdhesuar” Kean në Torino. Objektivi i Zonjës së Vjetër mbeti i qartë: huazim me mundësi blerjeje e cila do të bëhej e detyrueshme në kushte të caktuara. Një mundësi që kënaqi “Dhelprat” sipas “Gazzetta dello Sport”.

Lojtari pritet të mbërrijë nesër në Torino për ekzaminimet e para mjekësore. Kean nuk arriti të përshtatej tek Everton dhe në Premier League. Huazimi i tij bindës te PSG dëshmon gjithashtu se ai mbetet një sulmues efikas.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco