Tifozët e Inter ëndërrojnë përsëri, Correa idhulli i ri

Tifozët e Inter ëndërrojnë përsëri, Correa idhulli i ri

09:00, 28/08/2021

Interi e ka vazhduar me fitore sezonin e ri në Serie A. Kampioni aktual i Italisë triumfoi 1:3 ndaj Veronas, duke arritur ta përmbyste rezultatin.

Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e 15-të kur Ilic realizoi, shkruan Gazeta Express.

Me të filluar pjesa e dytë, Lautaro Martinez barazoi shifrat në minutën e 47-të të ndeshjes.

Në minutën e 74-të Correa bëri debutimin e tij me Interin dhe skena ishte e gjitha e tij.

Në minutën e 83-të Correa kaloi zikaltrit në epërsi, teksa në sekondat e fundit të ndeshjes shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Nerazzurët.

Kështu Interi merr primatin në tabelë me gjashtë pikë pas dy xhirove, kurse Verona bie në zonën e kuqe në vendin e parafundit me asnjë pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco