Lajm i mirë për Barçën, Ansu Fati rinis stërvitjen me grupin pas 305 ditësh

Lajm i mirë për Barçën, Ansu Fati rinis stërvitjen me grupin pas 305 ditësh

16:37, 24/08/2021

Një lajm shumë i mirë te Barça. Ronald Koeman kishte një risi të rëndësishme në stërvitjen e kësaj të marte: Ansu Fati u kthye në grup. Talenti katalan sheh dritën në fund të tunelit dhe pasi kaloi një sprovë të madhe me gjurin e tij, ka filluar procesin e riaftësimit për t'u kthyer në fushë.

Ansu Fati, i cili ka kaluar më shumë se 300 ditë i dëmtuar dhe i është dashur të operohet deri në katër herë në gju, ka nisur përgatitjet për të qenë sa më shpejt pjesë e ndeshjeve të ekipit të tij.

Megjithëse ishte vetëm seanca e parë stërvitore me grupin, një datë e mundshme e kthimit të tij është në horizont. Mund të jetë në ndeshjen që skuadra e Barçës ka kundër Granadës fundjavën e 19 shtatorit, që korrespondon me ndeshjen 5-të në La Liga.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco