Euro 2020: Ekipi danez nderohet nga UEFA

Euro 2020: Ekipi danez nderohet nga UEFA

16:20, 24/08/2021

Kombëtarja daneze dhe mjekët që shpëtuan jetën e Christian Eriksen gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë  morën këtë të martë Çmimin e Presidentit të UEFA-s, një çmim i krijuar në 1998 për "Arritje të jashtëzakonshme, përsosmëria profesionale dhe cilësitë shembullore personale " dhe " vunë "një theks të veçantë tek protagonistët e vërtetë, domethënë lojtarët, që kanë marrë pjesë në zhvillimin dhe suksesin e futbollit" , siç shpjegon faqja zyrtare e instancës.

Shefi i futbollit evropian gjithashtu donte të uronte personalisht fituesit: "Unë kam admirimin të madh për mjekët dhe stafin mjekësor për reagimin e tyre të jashtëzakonshëm dhe qetësinë e tyre, cilësi të cilat ishin vendimtare për rikthimin në jetë të Christianit... Jam mirënjohës për cilësitë shembullore të drejtuesve dhe guximin e jashtëzakonshëm të treguar nga kapiteni danez Simon Kjær në këtë situatë kritike. Gjithashtu do të doja t'i dërgoja urimet e mia më të mira Christian Eriksen dhe familjes së tij" .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco