Zyrtare/ Valverde zgjat kontratën deri në 2027 me Real Madrid

Zyrtare/ Valverde zgjat kontratën deri në 2027 me Real Madrid

15:09, 24/08/2021

Real Madridi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Fede Valverden për të rinovuar kontratën.

Mesfushori ka bindur bordin e klubit se e meriton një kontratë të re dhe ajo tani është vazhduar deri në vitin 2027.

Përmes një njoftimi zyrtar, Los Blancos njoftuar se kanë rinovuar kontratën me lojtarin edhe për gjashtë vite të tjera.

“Real Madrid CF dhe Fede Valverde kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit, i cili do të mbetet i lidhur me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftim.

Real Madridi e sheh Valverden si pjesë të rëndësishme të skuadrës së tyre, andaj edhe pasoi kontrata e re.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco