Gafat e penalizojnë rëndë,  Szczesny mund të humbasë vendin e titullarit

Gafat e penalizojnë rëndë, Szczesny mund të humbasë vendin e titullarit

14:01, 24/08/2021

Kampionati për Vojçek Sheznin ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Dy gola të pësuar nga dy gabimet e tij. Fillimisht një penallti dhe më vonë një mbajtje e tepruar e topit në zonë që solli golin e Deulofeut. Juventusi pësoi 2 gola në pjesën e dytë të një ndeshjeje që dukej se po e kontrollonte dhe do ta fitonte me goleadë.

Por, polaku shkatërroi debutimin e tij në këtë sezon të Serisë A, por edhe të vetë skuadrës. Sigurisht që këto gabime nuk mund të falen pamasë, pasi Masimiliano Alegri është nga ata që merr vendime të forta dhe të rëndësishme. Nuk përjashtohet mundësia që në javën e dytë të kampionatit të zbresë si titullar Matia Perin.

Portieri italian është rikthyer për të qenë në vendin e Bufonit, i cili u largua drejt Parmës. Pas një tjetër sezoni të mirë me Xhenoan, mund të jetë viti i duhur që të përmbysë hierarkinë dhe të jetë gardiani i besueshëm i “Zonjës së Vjetër”.

Megjithatë, Alegri e di se ndeshje të dobëta mund t’i ndodhin kujtdo dhe nuk ka ndërmend të nxitohet për të krijuar polemika të shumta në skuadër. Barazimi i javës së parë duhet të menaxhohet me qetësi dhe pak nga pak do të largohen të gjitha problemet. Vendimet më të mëdha mund të merren pas pushimit të kombëtareve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco