Ngec Barça, ‘raketa’ e Depay shpëton ekipin nga humbja

Ngec Barça, ‘raketa’ e Depay shpëton ekipin nga humbja

09:10, 22/08/2021

Barcelona ngec në javën e dytë të La Ligas. Pas asaj nisjeje të vrullshme në ndeshjen hapëse të kampionatit, katalanasit janë ndalur në barazim 1-1 në transfertën me Bilbaon. Atletiko ka befasuar skuadrën e Koeman, teksa kalon e para në avantazh në minutën e 50 me anë të një goli nga Martinez.

Ekipi blaugrana do të reagonte në minutën e 75, atëherë kur Depay shërbehet në mënyrë fantastike dhe në një pozicion të prirët lëshon një top me shpejtësi të frikshme që ndalet më pas në rrjetë. Goli i holandezit shpëton Barcelonën nga humbje dhe bën që gjigantët e Spanjës të largohen me një pikë nga “San Mames”.

Ndërkohë minuta nuk pati as këtë herë për Rei Manajn. Sulmuesi shqiptar nuk preferohet nga Koeman edhe me një Braithwate në një ditë të keqe. Futbollisti danez zhgënjeu në repartin e avancuar, ku në pjesën e parë gaboi rëndë brenda zone, teksa me portën thuajse të zbrazët e dërgon topin jashtë kuadratit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco