Shkëlqen Bardhi, mesfushori shënon gol në Turqi

Shkëlqen Bardhi, mesfushori shënon gol në Turqi

21:52, 21/08/2021

Jurgen Bardhi sot ka arritur të lërë shenjën e tij në kampionatin e kategorisë së dytë turke, duke shënuar për skuadrën e Tuzlaspor të cilës iu bashkua gjatë verës. Ish-futbollisti i Partizanit ka tundur sot rrjetën duke treguar aftësitë e tij para portës në sfidën kundër Altinordu.

I aktivizuar si titullar ashtu si në ndeshjen e parë të kampionatit, Bardhit iu deshën vetëm 8 minuta për të gjetur golin e parë në futbollin turk. Pas zhvillimit të një goditje dënimi, ai u tregua i aftë t’i shmangej pozicionit jashtë loje dhe të prekte sferën, aq sa nevojitej që ajo të përfundonte pas krahëve të portierit vendas.

Bardhi u largua nga Shqipëria pas eksperiencës së gjatë me Partizanin ku ishte kthyer në një nga emrat kryesorë të të kuqve. Ai ishte pjesë e skuadrës deri pas përfundimit të pjesëmarrjes në Ligën e Konferencës dhe të nesërmen e ndeshjes së dytë ndaj Bazelit, firmosi me Tuzlaspor që e kishte kërkuar me ngulm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco