U fut nga stoli dhe i dhuroi fitoren skuadrës së tij, Grezda: 3 operacione në 1 vit, kam menduar shumë herë të heq dorë

U fut nga stoli dhe i dhuroi fitoren skuadrës së tij, Grezda: 3 operacione në 1 vit, kam menduar shumë herë të heq dorë

21:10, 21/08/2021

Ka qenë një ditë fantastike kjo e sotmja për Eros Grezën. Sulmuesi shqiptari i dhuroi fitoren Zalagerszegit 2-1 me golin e shënuar ndaj Debreçenit.

Në minutën e 69’ Grezda u fut në fushën e lojës, ndërsa 17-të minuta më vonë shënoi golin e fitores duke i dhuruar 3 pikët e para në kampionat skuadrës së tij.

Image

Kjo ishte ndeshja e dytë e Grezdës me fanellën e ekipit të ri, ndërkohë që menjëherë u shndërrua në protagonist.

Pas përfundimit të takimit, mesfushori kuqezi ka bërë një postim emocionues, duke e cilësuar ditën e sotme si më të lumturën, pas një kalvari të gjatë vuajtjesh nga dëmtimet. Plot 3 operacione kreu Grezda, ndërkohë që zbulon se shpesh herë ka menduar të dorëzohet.

POSTIMI I PLOTË I GREZDËS:

 

Shume probleme dhe lendime ne 2 vitet e fundit ma veshtirsuan karrieren , 3 operacione ne 1 vit shume here me benin te mendoj qe te dorzohem nga endrra ime..

 

Besimi ne Zot dhe Familja qe me ka mbeshtete ne cdo moment te jetes m’kan dhene force qe te kthehem me i forte !!

 

Sot eshte dita me e lumtur qe bera perseri familjen time krenar me mua !!

 

Zoti është i madh

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco