Historia e pazakontë/ Futbollisti i ri i Arsenalit prezantohet me çantën ku mbante hirin e gjyshit

Historia e pazakontë/ Futbollisti i ri i Arsenalit prezantohet me çantën ku mbante hirin e gjyshit

18:34, 21/08/2021

Ekipi i Arsenalit arriti të kryej transferimin e portierit Aaron Ramsdale pas disa muaj negociatash të pasuksesshme.

Por, në prezantimin zyrtar me klubin Londinez, portier 23 vjeçar  i befasoi të gjithë tifozët e Topçinjëv. Pasi hodhi firmën mbi kontratë, Ramsdale pozoi përpara fotografit me një çantë që mbante hirin e gjyshit të tij të ndjerë.

Ramsdal, i cili vjen nga Sheffield United për 28 milionë euro, zbuloi detajet e kësaj historie disi të çuditshme pas prezantimit, duke thënë se gjyshi i ndërroi jetë ditën kur mamaja e tij zbuloi se ishte shtatzënë.

"Gjyshi im vdiq ditën kur nëna ime zbuloi se ishte shtatzënë me mua. Emri i tij ishte Ron, kështu që unë u quajta - Aaron. Kur vdiq, ne vendosëm ta kremtojmë dhe mbajtëm një pjesë të vogël nga hiri i tij. Babai e merr në çdo ndeshje... ", tha portieri para se të shpjegonte se si i erdhi ideja për ta marrë në prezantim:

"I thashë vetes këtë mëngjes se nuk do ta merrja, por e bëra. Ishte një moment prekës."

Ramsdale mban fanellën me numrin 32 tek Arsenali, dhe menaxheri i Topçinjve Mikel Arteta tha se ai do të ishte një konkurrencë e fortë për Bernd Lenny për pozicionin e portierit të parë.

" Aaronin është portier i ri, shumë i talentuar që ka një të ardhme të madhe përpara," tha Arteta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco