Kjo karateiste kosovare fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Kjo karateiste kosovare fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

17:04, 21/08/2021

Karateistja Behije Mustafa ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet për kadetë, juniorë dhe U-21 në Tampere të Finlandës.

Deri tek medalja, garuesja jonë arriti pas katër fitoreve, në kategorinë e junioreve mbi 59 kg. Në luftën për të bronztën përmes repesazhit mundi Lara Zarei të Suedisë.

Paraqitje të mirë kishte edhe Rinesa Osmani që doli e shtata në kategorine e junioreve deri në 59 kg. 

Rigon Baruti u rendit i nënti tek juniorët deri në 68 kg.

Ekipi i karatesë po paraqitet me 17 garues, ndërsa licenca evropiane morën edhe dy gjyqtarët, Edon Xharra dhe Astrit Ndrecaj.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco