Kush është më i mirë Lewandowski apo Haaland? Ja si përgjigjet Nagelsmann

Kush është më i mirë Lewandowski apo Haaland? Ja si përgjigjet Nagelsmann

09:38, 19/08/2021

Për Julian Nagelsmann, Robert Lewandowski është pak më i mirë se Erling Haaland.

Në fund të ndeshjes së Superkupës së Gjermanisë të fituar nga Bayern Munich kundër Dortmund (3-1) , trajneri i bavarezëve, krahasoi sulmuesit dy skuadrave. Për të, " Roberti është pak më i mirë se Erling sepse ka më shumë përvojë. E përbashkëta e tyre është se janë shumë të rrezikshëm para portës. Lewandowski është shumë i fortë në ajër dhe mund të gjuajë me të dyja këmbët, dhe mendoj se edhe Erling i ka këto aftësi. Kanë shumë ngjashmëri, por janë gjithmonë lojtarë të ndryshëm. Jam shumë i lumtur që kam Lewandowskin ” , raporton AS .

Sipas Nagelsmann, polaku" e ka treguar prej disa vitesh që është i aftë të luaj në nivele të larta. Ai është një lojtar i klasit botëror. Erling Haaland nuk ka luajtur në Bundesliga për shumë vite, por shifrat flasin vetë dhe për të

Megjithatë, është e jashtëzakonshme që Lewandowski ka arritur kaq shumë sukses dhe ka shënuar kaq shumë gola në klube të ndryshme,” u shpreh Nagelsmann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco