Zyrtare/ Teuta nuk humbet kohë, gjen menjëherë zëvendësuesin e Frashërit

Zyrtare/ Teuta nuk humbet kohë, gjen menjëherë zëvendësuesin e Frashërit

09:11, 19/08/2021

Pas largimit të Stivi Frashërit për tek Ballkani, Teuta nuk ka humbur kohë  dhe ka prezantuar zëvendësuesin e tij në katërkëndëshin e portës.

Bëhet fjalë për Panajot Qirkon, 22-vjeçarin e lindur në Vlorë, tashmë me përvojën e duhur në kampionatin shqiptar.

Njoftimi i Teutës

“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me portierin 22-vjeçar, Panajot Qirko. Drejtuesit e klubit dhe Qirko kanë gjetur akordin për bashkëpunim, lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në praninë e shefit të klubit, Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve. Qirko, portier me shtetësi shqiptare, do të jetë pjesë e bluve pas eksperiencës te: Flamurtari, Tirana dhe së fundmi te Bylisi.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco