I lakmuar nga Tottenham, Martinez drejt rinovimit me Interin

I lakmuar nga Tottenham, Martinez drejt rinovimit me Interin

08:27, 19/08/2021

Teksa Tottenham ishte gati të shpenzonte 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, Lautaro Martinez kishte shprehur dëshirën për të qëndruar për një kohë të gjatë tek Inter. Argjentinasit i kanë mbetur edhe dy vite kontratë me zikaltërit, mirëpo ai është gati të rinovojë kontratën me klubin Lombard.

Sipas “Sky Italia”, Martinez do ta rinovojë kontratën me 3 vite të tjera, pra deri në qershor 2026. Sulmuesi 23 vjeçar përfiton aktualisht 6 milionë euro në sezon, ndërsa me kontratën e re pritet të përfitojë një pagë më të lartë. Sipas mediave italiane marrëveshja mes drejtuesve dhe lojtarit është shumë afër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco