Kampionët e Europës i ofrojnë kontratë afatgjate sulmuesit shqiptar

Kampionët e Europës i ofrojnë kontratë afatgjate sulmuesit shqiptar

15:21, 09/07/2021

Chelsea e vlerëson maksimalisht sulmuesin shqiptar, Armando Broja të cilin është gati ta blindojë me një kontratë të re 5-vjeçare.

Sulmuesi shqiptar është nën pronësi të kampionëve në fuqi të Europës, klub i cili dëshiron ta blindojë me një kontratë afatgjatë.

“Bordi i Chelseat po punon për të finalizuar një kontratë afatgjatë për sulmuesin e ri të talentuar Armando Broja. Ai është vendosur të nënshkruajë deri në qershor 2026”, ka shkruar gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Broja ka qenë në huazim te Vitesse sezonin e kaluar, ku ka shënuar 10 gola dhe nga sot do të jetë pjesë e ekipit të parë të Chelseat në përgatitjet para-sezonale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco