Sherri i famshëm me Mourinhon, ja çfarë thotë Sarri gjatë prezantimit tek Lazio

Sherri i famshëm me Mourinhon, ja çfarë thotë Sarri gjatë prezantimit tek Lazio

13:39, 09/07/2021

Maurizio Sarri ka folur në konferencën e parë për shtyp si trajner i Lazios.

I shoqëruar nga Drejtori Sportiv, Igli Tare, gazetarët e pyesin Sarrin për “rivalitetin” e tij me Jose Mourinhon. Dihet që kur Sarri ishte tek Chelsea dhe Mourinho tek Manchester United, dyshja pati disa duele të nxehta jashtë fushës, por siç duket italiani i ka harruar duke u treguar mjaft modest me përgjigjen e tij.

“Unë këtë duelin me Mourinhon që po thoni, nuk po arrij ta shoh”, tha fillimisht Sarri.

“E kam njoftuar dhe me të vërtetë ka një personalitet të mirë”, shtoi ai.

“Nuk ndjej se kam rivalitet me Mourinhon, ka fituar më shumë se unë dhe ka një CV më të mirë se unë”, deklaroi me modesti Maurizio Sarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco