FiIlon edicioni i ri i Superligës, ja kush me kë ndeshen

FiIlon edicioni i ri i Superligës, ja kush me kë ndeshen

12:51, 09/07/2021

Sot në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri të Superligës.

Fillimisht të pranishmit në emër të KE të FFK-së dhe Komisionit të Garave i ka përshëndetur kryetari i këtij komisioni, Abdyl Bellopoja, i cili i uroi klubet për një kampionat të suksesshëm si dhe i njoftoi përfaqësuesit e klubeve për procedurat e shortit.

Federata e Futbollit njofton se ndërkohë, pas tërheqjes së shortit u caktuan edhe çiftet e javës së parë, në të cilën do të takohen:

Drita – Feronikeli

Llapi – Ulpiana

Malisheva – Prishtina

Ballkani – Dukagjini

Drenica – Gjilani

 

Edicioni i ri i garave 2021/22 do të fillojë më 21 gusht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco