Conference League/ Vllaznia mban gjallë shpresat për kualifikim ndaj Siroki Brijeg

Conference League/ Vllaznia mban gjallë shpresat për kualifikim ndaj Siroki Brijeg

22:52, 08/07/2021

Vllaznia zhvilloi në transfertë me Siroki Brijeg ndeshjen e parë të Europa Conference League.

Shkodranët u mundën me rezultatin 3-1 duke mbajtur të ndezuar shanset për kualifikim në sfidën e kthimit që do të luhet pas një jave.

Pjesa e parë në stadiumin “Pecara” të Bosnje-Hercegovinës u mbyll me avantazhin minimal 1-0, me golin e realizuar nga Stanic me penallti në minutën e 43-të.

Në fraksionin e dytë, sërish Stanic shënon nga pika e bardhë, duke dyfishuar shifrat në të 53’.

Golin e tretë e shënon Lukic në minutën e 77-të, duke thelluar avantazhin e boshnjakëve ndaj skuadrës së drejtuar nga Thomas Brdaric.

Mirëpo në fund, Çoba shënon golin e vetëm për kuqeblutë, duke shtuar shpresat për sfidën e kthimit.  

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco