Partizani prek kualifikimin, 'shkërrmoq' Sfintul Gheorghe në 'Elbasan Arena'

Partizani prek kualifikimin, 'shkërrmoq' Sfintul Gheorghe në 'Elbasan Arena'

22:05, 08/07/2021

Partizani nuk ka gabuar në ndeshjen e parë në Konferencë Ligë. Skuadra e Ilri Dajës ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-2 ekipin e moldav të Sfintul Gheorghe.

Ndeshja nisi mjaft vrrullshëm, me Partizanin që realizoi dy gola të shpejtë ne minutat 17-të dhe 26-të me Lucas Cardoso dhe Junior. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me rezultat të dyfishtë të Partizanit, moldavët arritën të ngushtonin shifrat në të 44-tën me anë të një penalltie, të ekzekutuar saktë nga Volkov.

Ashtu si e para edhe e dyta nisi mjaft furishëm, me “Të kuqtë”  që shënuan golin e tretë me anë të Stenio Junior (i dyti personal) në minutën e 61-të. Ndërkohë që të 78-tën braziliani shërbeu një tjetër asist për Tedi Carën që përballë një veprimi amator të moldavëve realizoi dhe golin e 4-1. U mendua se fitorja e të kuqve ishte dominuese por goli i Solodocnicov në të 80-tën pas një gabimi të Hoxhës u duk sikur riktheu në garë miqtë, por Junior mendoi dhe njëherë të mbylltë llogaritë duke shërbyer për Lucas Cardozon, për golin e dytë personal në këtë mbrëmje.

Partizanit nuk i mbetet gjë tjetër veç se të menaxhojë këtë triumf, në sfidën e radhës që do të zhvillohet në Moldavi, pas një jave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco