FOTO/ Frikë për sulmuesin 28-vjeçar, shfaq probleme në zemër gjatë stërvitjes

FOTO/ Frikë për sulmuesin 28-vjeçar, shfaq probleme në zemër gjatë stërvitjes

20:18, 08/07/2021

Momente paniku për Kuame Babakar. Ish-sulmuesi i Leçes, Fiorentinës dhe Sasuolos në Serinë A, tashmë pjesë e Alaniasporit në Turqi në formë huazimi nga Sasuolo, është ndjerë keq përpara një seance stërvitore gjatë ditëve të para të grumbullimit dhe është transferuar menjëherë në një klinikë private në Alania.

Nga kontrollet e kryera është zbuluar një problem në zemër (një spazëm kardiake).

Testet të tjera më të hollësishme do të kryhen në orët e ardhshme.

Ndërkohë menjëherë pas momentit të frikës, sulmuesi 28-vjeçar nuk ka nguruar të reagojë në “Instagram”, duke qetësuar disi tifozët: “Jam mirë, faleminderit të gjithëve”.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco