Zyrtare/ Zhgënjeu në 'EURO 2020', kombëtarja e njohur ndërpret kontratën me trajnerin

Zyrtare/ Zhgënjeu në 'EURO 2020', kombëtarja e njohur ndërpret kontratën me trajnerin

16:15, 08/07/2021

Rezultatet e këqija në Kampionatin Evropian i kushtuan stolin Stanislav Cherchesov .

Federata Ruse e Futbollit, përmes kanalit të saj zyrtar, ka njoftuar se ka zgjidhur kontratën me trajnerin dhe stafin e tij stërvitor dhe po kërkon për zëvendësuesin e tij.

Rusia, zhgënjeu në EURO 2020, duke eliminuar që në fazën e grupit, me vetëm 3 pikë të grumbulluara (1 fitore, 2 humbje).

57-vjeçari largohet pas 5 vitesh në krye të kombëtares ruse me të cilën arriti pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2018 dhe Kampionatin Europian të vitit 2020.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco