Pas eleminimit, dorëhiqet Frank de Boer nga pozita e trajnerit të Holandës

Pas eleminimit, dorëhiqet Frank de Boer nga pozita e trajnerit të Holandës

16:55, 29/06/2021

Frank de Boer nuk do të jetë më trajner i Holandës. 

De Boer ka dhënë dorëheqje pasi përfundoi aventurën në Kampionatin Evropian.

“Tulipanët” përfunduan me sukses të madh fazën e grupeve me tri fitore nga tri ndeshje, por u mposhtën në të tetën e finales ndaj Çekisë.

Aventura e tij si trajner i Holandës nuk zgjati as edhe një vit. Ai u caktua timonier i ekipit kombëtar në shtator të vitit të kaluar, pasi Ronald Koeman e mori drejtimin e Barcelonës.

De Boer i dërgoi në Evropian, por nuk arriti më shumë sesa fazën e së tetës së finales.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco