Mbappe, pas penalltisë së humbur mund t’i japë një tjetër zhgënjim Francës

Mbappe, pas penalltisë së humbur mund t’i japë një tjetër zhgënjim Francës

16:28, 29/06/2021

Kylian Mbappe i ka thënë lamtumirë "Euro 2020" me një bilanc zhgënjyes: zero gola të shënuar dhe një penallti e humbur që ka shkaktuar eliminimin e Francës kundër Zvicrës, në 1/8-at e Europianit.

Ylli i PSG tani mund të vendosë të zhgënjejë përsëri francezët, duke zgjedhur Madridin para Parisit. Kontrata e tij skadon në vitin 2022 dhe Los Blancos janë të gatshëm të bëjnë gjithçka me kusht që të sigurojnë shërbimet e tij. Do të provojë ta marrë edhe Liverpool, por ky operacion duket shumë i komplikuar.

PSG, nga ana tjetër, kërkon ta bindë të rinovojë sepse nuk do të humbasë lojtarin më të mirë pak muaj nga Botërori i Katarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco