Zyrtare/ Barcelona ndërpret bashkëpunimin me lojtarin brazilian

Zyrtare/ Barcelona ndërpret bashkëpunimin me lojtarin brazilian

15:03, 29/06/2021

Këtë verë, Barcelona do të nisi spastrimin e skuadrës. Disa lojtarëve të padëshiruar, si Philippe Coutinho, Samuel Umtiti ose Matheus Fernandes, u kërkohet të gjejnë një klub tjetër për të vijuar karrierën. Lidhur me emrin e fundit, blaugranët vendosën të veprojnë dhe ndërprenë bashkëpunimin me të këtë të martë.

“ Barcelona informon se lojtarin brazilian Matheus Fernandes, i cili ishte nën kontratë deri në qershor të 2025, ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin. Futbollisti, i lindur në Itaborai më 30 qershor 1998, mbërriti te Barça gjatë merkatos dimërore të vitit 2020, por shkoi në huazim te Valladolid për gjysmë sezoni. Më pas, gjatë para sezonit 2020/21, ai u bashkua me ekipin e parë ” . Tani Fernandes është i lirë nga çdo kontratë.

Një muaj më parë gazeta spanjolle “AS” publikoi një artikull në lidhje me Matheus Fernandes, të cilin e titulloi “Skandali Matheus", të cilin mund ta shihni këtu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco