Rivalë të vjetër /Çfarë pritet sonte në ndeshjen Angli –Gjermani

Rivalë të vjetër /Çfarë pritet sonte në ndeshjen Angli –Gjermani

13:20, 29/06/2021

Evropiani i këtij viti solli mjaft risi dhe sfida interesante. Ajo që do spikasë ditën e sotme është ndeshja Angli –Gjermani, e cila do të luhet në stadiumin “Wembley” në orën 18:00. Një përballje titanësh, nga e cila pritet një lojë e fortë, por dhe e bukur.

Anglia me synime të qarta për fitore, përballë një Gjermanie të pamposhtur dhe ambicioze për trofe. 

Finalja e Kupës së Botës 1966  duket se ishte një “ogur i zi” për skuadrën angleze, kjo pasi pas fitores me Gjermaninë , “Tre Luanët” pësuan vetëm humbje në përballjet direkte dhe nuk kanë ngritur më asnjë trofe.

E kundërta ndodh për Gjermaninë, e cila numëron fitore të njëpasnjëshme. Përballë Anglisë, skuadra gjermane ka fituar dy herë në Kupën e Botës” dhe një herë në “Kampionatin Evropian”.

Favorite në këtë duel duket se janë “Tre Luanët”, por asgjë nuk është e parashikueshme përballë Gjermanisë.

Më poshtë kemi tabelën e përballjeve në turnet e mëdha të dy skuadrave

Angli-Gjermani në turne të mëdha

•       Finalja e Kupës së Botës 1966: Angli-Gjermani 4-2

•       Kupa e Botës 1970 kualifikuese: Gjermani-Angli 3-2

•       Kampionati Evropian 1972 kualifikuese, ndeshja e parë: Anglia-Gjermani 1-3

•       Kampionati Evropian 1972 kualifikuese, ndeshja e dytë: Gjermani-Angli 0-0 (Gjermania fiton 3-1 në total)

•       Faza e grupeve të Kupës së Botës 1982: Angli-Gjermani 0-0

•       Kupa e Botës 1990 gjysmëfinale: Gjermani-Angli 1-1 (Gjermania fiton 4-3 në penallti)

•       Kampionati Evropian 1996 gjysmëfinale: Angli-Gjermani 1-1 (Gjermania fiton 6-5 me penallti)

•       Kampionati Evropian Faza e grupeve 2000: Anglia- Gjermani 1-0

•       Raundi i 16-të i Kupës së Botës 2010: Gjermani-Angli 4-1

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco