Kupa e Amerikës/ Argjentina e para në Grupin A, përballë Ekuadorit në çerekfinale

Kupa e Amerikës/ Argjentina e para në Grupin A, përballë Ekuadorit në çerekfinale

09:28, 29/06/2021

Argjentina shkatërron Bolivinë dhe konfirmohet lidere e Grupit A të Copa America.

Një përgjigje në distancë të largët ndaj Brazilit, i cili nga ana tjetër u kyç në vendin e parë, por në grupin tjetër.

Në “Cuiaba” përfundoi 4-1 për të besuarit e teknikut Scaloni, të cilët treguan dominimin e tyre nga fillimi në fund, kundër të fundit të grupit, të eliminuar tashmë para fillimit të ndeshjes së fundit.

Një ndeshje e hapur pas 5 minutash nga Papu Gomez, e mbyllur pas gjysmë ore nga një penallti, kthyer në gol nga Messi.

Bolivia ka vetëm një shkundje krenarie në pjesën e dytë, kur gjen golin për 1-3 me Saavedra, i cili kishte shënuar edhe ndeshjen e parë kundër Paraguait.

Por është një iluzion për ta, sepse disa minuta më vonë, Lautaro Martinez, sapo hyri, nënshkroi “pokerin” argjentinas në këtë ndeshje.

Argjentina e mbyll Grupin A në vendin e parë dhe do të ndeshet me Ekuadorin në çerekfinale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco