Challandes: Mund të bënim më mirë, shpresoj që Muriqi të shënojë dy gola ndaj Spanjës

Challandes: Mund të bënim më mirë, shpresoj që Muriqi të shënojë dy gola ndaj Spanjës

21:57, 01/06/2021

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e ‘dardanëve” në miqësoren ndaj San Marinos, ndonëse pranoi se kundërshtari nuk ishte në lartësinë e duhur për t’i vënë në vështirësi.

Tekniku zviceran komplimentoi për paraqitjen, sulmuesin Vedat Muriqi, që shënoi të 4 golat e ndeshjes, teksa foli me superlativa edhe për dy nga lojtarët që debutuan sot me Kosovën, Bajselmanin dhe Idrizin.

Çfarë ju pëlqeu më shumë te ndeshja sot?
Ishte një ndeshje serioze dhe shumë e mirë. Nuk mund të them që ishte shumë e vështirë, por e interpretuam mirë dhe bëmë një ndeshje shumë të mirë. Mund të tregoheshim më efikasë, megjithatë ekipi bëri lojë të mirë, ia doli të shënojë dhe mendoj se duhet të jemi të kënaqur me atë që bëmë.

A mendoni se pësuam një gol të lehtë sonte?
Ishte shumë e rëndësishme të interpretonim mirë të gjithë fazat e lojës dhe të mos bënim gabime, ndaj në tërësi them se bëmë një ndeshje të mirë. Ndaj San Marinos nuk është kaq e lehtë, pasi edhe Shqipëria vuajti jo pak ndaj tyre dhe në fund arriti të shënojë vetëm dy gola.

Sa i kënaqur jeni me paraqitjen e të rinjve?
Bajselmani ka bërë një paraqitje të mirë, por sot nuk ka qenë e vështirë për mbrojtësit, pasi nuk kanë pasur shumë punë. Më ka pëlqyer qetësia dhe loja e mirë me topin, kryesisht në ndërtimin e aksioneve. Idrizi ishte gjithashtu i veçantë në mesin e fushës dhe mjaft dinamik, ndaj është shumë pozitive për ne, që të kemi lojtarë të rinj dhe konkurrencë.

Ndryshe nga Lazio, Muriqi bën shumë mirë me Kosovën…
Nuk mund ta krahasoj situatën e tij këtu, me atë ndaj Lazios, por mund të them se këto gola sot do t’i japin shumë vetëbesim. Shpresoj që t’i shënojë dy gola edhe ndaj Spanjës, por nuk di të them pse shënon kaq pak te Laziol. Ndoshta ndikon konkurrenca e madhe, apo presioni, por unë jam shumë i kënaqur me paraqitjet e tij te Kosova.

A mendoni se mund të ketë sukses në Serinë A?
Unë mendoj se ai ka arritur një sukses që është transferuar te Lazio, por ka konkurrencë të fortë me lojtarë si Immobile e Correa, të cilët janë fantastikë. Ka ardhur rishtazi te Lazio dhe duhet të jetë i qetë e i përulur, për të punuar shumë e për t’u përmirësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco