Kosova shënon në 'Fadil Vokrri' kundër San Marinos

Kosova shënon në 'Fadil Vokrri' kundër San Marinos

18:29, 01/06/2021

Kosova ka shënuar kundër San Marinos në 'Fadil Vokrri', shkruan Syri.net Kosova.

Golin për 'Dardanët' e ka shënuar, sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi në minutën e 28-të.

Sulmuesi prizrenas u fut lehtë në zonën e kundërshtarëve teksa kaloi një lojtar dhe nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Kjo sfidë kontrolluese është më shumë për futbollistët e rinj për të treguar cilësitë e tyre në sytë e trajnerit, Bernard Challandes.

Kujtojmë se Kosova ditë më pas do të zhvillojë edhe miqësoren tjetër ndaj Maltës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco