Hungaria dhe Holanda marrin dy lajme të këqija përpara Euro 2020! Humbasin dy yjet...

Hungaria dhe Holanda marrin dy lajme të këqija përpara Euro 2020! Humbasin dy yjet...

16:38, 01/06/2021

Në pritje të konfirmimit zyrtar nga Shoqata Hungareze e Futbollit nga kolonat e Kicker mësojmë për vendimin e Dominik Szoboszlai mesfushorit hungarez të Leipzig për të hequr dorë nga thirrja për Euro2020 nga ekipi i tij kombëtar.

Ish-lojtari i Salzburgu është, në fakt, i ndaluar në bokse që nga janari i kaluar për shkak të një dëmtimi në ijë.

Një sezon i mallkuar ky për talentin e ri që befasoi të gjithë përpara një viti me Salzburg dhe Hungarinë.

Sakaq, ka lajme të këqija edhe te Holanda. Jasper Cillessen mungon në Euro 2020. Portieri holandez i Valencias nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në kompeticion sepse është pozitiv me Covid-19. Cillessen është në vet-izolim, në vend të tij është thirrur nga trajneri i portokallisë Frank de Boer, Marco Bizot, portier i AZ Alkmaar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco