Abramovich ka bërë gati 230 milionë euro për përforcime, Tuchel ka tre dëshira

Abramovich ka bërë gati 230 milionë euro për përforcime, Tuchel ka tre dëshira

16:33, 01/06/2021

Pronari i Chelsea Roman Abramovich është në eufori për fitimin e Ligës së Kampionëve dhe ka vendosur që buxheti për përforcime në merkaton e verës në shkoj 230 milionë euro, shkruajnë mediat angleze.

Trajneri gjerman Thomas Tuchel ka në plan të sjellë tre lojtarë - Romelu Lukaku, Declan Rice dhe Adam Traore .

Chelsea e kishte blerë një herë 18-vjeçarin e atëhershëm Lukaku, por në Stamford Bridge drejtuesit nuk kishin durim kështu që e dërguan atë në huazim ndërsa më pas ai luajti për Everton, United dhe Inter.

Ai shënoi 24 gola dhe kishte nëntë asistime sezonin e kaluar, por Interi është në telashe financiare dhe këtë verë do të ketë shumë më shumë largime sesa sjellja e lojtarëve në klubin Lombard.

Image

Chelsea dëshiron të kthejë Rice, pasi mesfushor mbrojtës ishte pjesë e të rinjve të Bluve për plot tetë vjet deri në 2014 kur shkoi tek West Ham.

Ai tani është 22 vjeç dhe Tuchel dëshiron ta sjellë, veçanërisht pasi përveç mesfushorit të fundit, ai mund të luajë edhe si  shkatërrues.

Traore është një produkt i shkollës së Barcelonës, nga ku ai arriti në Ishull pesë vjet më parë, dhe do të ishte ideal për formacionin 3-4-3 të Tuchel, ku ai mund të luante si anësor.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco