Florentino Perez synon të rikthejë Ancelottin te Real Madridi

Florentino Perez synon të rikthejë Ancelottin te Real Madridi

12:18, 01/06/2021

Real Madridi vazhdon të bëjë vlerësimet e duhura për të gjetur pasuesin e Zinedine Zidane, i larguar nga “Los Blancos” në përfundim të sezonit.

Sipas informacioneve që vijnë nga Spanja, në listën e preferencave të presidentit Florentino Perez nuk është as Antonio Conte, as Raul Gonzalez Blanco.

Për momentin, favoritë, sipas “Marca”-s, janë Pochettino dhe Gautier, pas tyre Roberto Martinez, aktualisht në krye të Belgjikës. 

Por kujdes, së fundmi ka dalë në skenë emri i Carlo Ancelottit. Sipas “Cadena Ser”, Florentino Perez po studion gjithashtu mundësinë për kthimin në skuadrën e kryeqytetit spanjoll trajnerin e njohur italian, tashmë në krye të Evertonit, me të cilin thuhet se ka nisur kontaktet.

Conte, në momentin kur shpalli “divorcin” me Interin, u konsiderua favoriti numër një për stolin “merengues”, por kërkesat e tij të ekzagjeruara sa i përket përforcimeve që duheshin bërë si dhe stili i tij i lojës, larg filozofisë së Realit, e detyruan Florentino Perezin të ndryshojë kurs.

Presidenti i klubit mbretëror nuk dëshiron të rrezikojë me një trajner që është fanatik i skemave të tij dhe që mund të shkaktojë përplasje në dhomat e zhveshjes.

Këto janë dy arsyet kryesore që e kanë shtyrë Realin të heqë dorë nga trajneri puljez, duke iu kthyer pistës “Ancelotti”. Carletto e njeh shumë mirë ambientin e Realit, pasi i ka drejtuar “Los Blancos” në periudhën 2013-2015 dhe mbahet mend si njeriu i “La Decimas”, Championsit të 10-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco