Kampionët e Europës Interit i ofrojnë mbi 100 milionë euro për Lukakun

Kampionët e Europës Interit i ofrojnë mbi 100 milionë euro për Lukakun

10:55, 01/06/2021

Nëse disa muaj më parë Manchester City kërkonte Romelu Lukakun, duke marrë megjithatë si përgjigje një “jo” nga sulmuesi, prej pak kohësh Interin po e tremb edhe Chelsea.

I freskët nga fitorja e Ligës së Kampioneve, trajneri i bluve, Thomas Tuchel, po mendon që tani për sezonin e ardhshëm.

Dhe po e bën me stil, me shumë emra në listë. Së pari, ai i Erling Halandit, sulmuesit të Borusias së Dortmundit që i pëlqen gjysmës së Europës.

Megjithatë, ndodhet edhe emri i Lukakut, i cili prej pak kohësh festoi titullin e parë me fanellën e Interit.

Sipas tabloidëve britanikë, klubi londinez është gati të ofrojë një çek prej 103 milionë eurosh. Para që do të ndihmonin arkat e “Suning”-ut, por që do t’u hiqnin zikaltërve udhëheqësin, i aftë të shënojë deri tani 61 gola në 92 ndeshje me fanellën e Interit.

Ndër të tjera do të ishte një rikthim, pasi pikërisht te Chelsea nisi karriera në Premier Ligë e belgut.

Në Londër zbarkoi në vitin 2011 pas transferimit nga Anderlehti, për të luajtur më pas me West Bromwich Albion, Evertonin dhe Manchester United.

U largua nga Anglia për t’u transferuar në Itali në verën e vitit 2019 dhe arriti një vend të dytë, një finale të Ligës së Europës dhe një titull kampion të Serisë A me Interin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco