Barcelona zyrtarizon mbrojtësin 20-vjeçar të kombëtares spanjolle

Barcelona zyrtarizon mbrojtësin 20-vjeçar të kombëtares spanjolle

10:23, 01/06/2021

Eric Garcia kthehet në shtëpi. Barcelona zyrtarizoi këtë të martë marrëveshjen me qendërmbrojtësin spanjoll, i cili do të jetë i lidhur me “blaugranat” për pesë sezonet e ardhshme, pra deri në 2025-2026 dhe do të ketë një klauzolë largimi  400 milionë euro.

Eric Garcia transferohet te Barcelona si lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Manchester City-n.

Në orën 13:15 do të bëhet nënshkrimi i kontratës dhe në 14:00 do të jetë radha e sesionit klasik fotografik në “Camp Nou”, ku për shkak të rregullave anti-COVID nuk do të ketë prani të tifozëve.

Në orën 14:30,  mbrojtësi 20-vjeçar do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në konferencë për shtyp.

Pasi të përfundojë të gjithë procedurat e blerjes dhe prezantimit te Barcelona, Eric Garcia do të udhëtojë nesër drejt Madrid për t’iu bashkuar përfaqësueses spanjolle në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco