Milani nis përforcimet për Champions League, bën goditjen e dytë

Milani nis përforcimet për Champions League, bën goditjen e dytë

10:04, 01/06/2021

Prej një jave drejtuesit e Milanit kanë punuar me homologët e Chelseat për të përcaktuar shpërblesën për kartonin e Fikajo Tomorit, mbrojtësit anglez që erdhi nën urdhrat e Piolit në janar si huazim me të drejtën e blerjes.

Sipas asaj që është mësuar nga “Sportmediaset”, puna e drejtuesve kuqezinj ka prodhuar një marrëveshje me blutë për 28 milionë euro.

Sipas asaj që bëhet e ditur, lojtari do të jetë me Milanin edhe në pesë vitet e ardhshme.

Ai i bindi drejtuesit e “Djallit” falë 22 ndeshjeve dhe 1 goli në gjysmën e sezonit të fundit.

Megjithëse erdhi pa shumë bujë, ai në pak kohë fitoi besimin e trajnerit që e aktivizoi për herë të parë në derbin e Kupës së Italisë.

Forca dhe saktësia bënë që Tomori t’i zinte vendin në formacion edhe kapitenit, Alesio Romanjoli.

Praktikisht, kjo është goditja e dytë për klubin pas ardhjes së Majk Menja, por me siguri që nuk do të jetë e fundit për këtë verë ku planet e kuqezinjve duhet të jenë shumë ambicioze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco