Aguero: Kur me telefonoi Barça nuk hezitova, direkt i thashë ‘PO’

Aguero: Kur me telefonoi Barça nuk hezitova, direkt i thashë ‘PO’

23:15, 31/05/2021

Sulmuesi Sergio Aguero është i lumtur që sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Barcelonës.

Argjentinasi zyrtarisht u bë lojtar i Barcelonës, pasi i skadoi kontrata me Manchester Cityn, duke u larguar me parametra zero. Aguero e sheh transferimin si ëndërr e fëmijërisë e bërë realitet, ndërsa nuk hezitoi fare për tu bërë pjesë e ekipit katalanas.

“Jam shumë i lumtur, do bëjë më të mirën për klubin më të mirë, t’i ndihmojë skuadrës të fitojë trofe”.

“Për mua, Barcelona gjithmonë ka qenë skuadra më e mirë në botë dhe Leo është aty. I thashë presidentit Laporta më herët se si djalë kam thënë: ‘Një ditë ata me siguri do më shohin’. Dhe tani jam këtu. Nuk e imagjinoja”.

“Kur Barcelona më kërkoi, nuk hezitova aspak. I thashë agjentit se nuk dua të flet me asnjë skuadër tjetër, vetëm Barcelonën”, tregon Aguero.

Aguero nënshkroi kontratë 2-vjeçare, kurse klauzola e lirimit është 100 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco