Meta uron Vllazninë: ‘Kupa e Shqipërisë’ shkon me meritë në djepin e futbollit shqiptar

Meta uron Vllazninë: ‘Kupa e Shqipërisë’ shkon me meritë në djepin e futbollit shqiptar

21:42, 31/05/2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar për fitoren e ‘Kupës së Shqipërisë’, klubin e Vllaznisë.

‘Kupa e Shqipërisë shkon me meritë në Shkodër, në djepin e futbollit shqiptar! Urime Vllaznisë për trofeun e rëndësishëm dhe për këtë arritje, që i lartëson edhe më shumë emrin e saj të madh!’, shkruan Meta në Facebook.  

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Kupa e Shqipërisë shkon me meritë në Shkodër, në djepin e futbollit shqiptar! Urime Vllaznisë për trofeun e rëndësishëm dhe për këtë arritje, që i lartëson edhe më shumë emrin e saj të madh!

Përgëzime edhe ekipit të Skënderbeut për shpirtin e garës dhe paraqitjen dinjitoze, duke i dhuruar shumë emocione kësaj finaleje të madhe!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco