Tomori fiton ndaj Burrelit, Superiorja një finale larg për beratasit

Tomori fiton ndaj Burrelit, Superiorja një finale larg për beratasit

18:36, 26/05/2021

Tomori fiton finalen ndaj Burrelit për “play off” dhe tashmë është një ndeshje larg Kategorisë Superiore. Beratasit kanë triumfuar 2-1, falë golave të Cankës në pjesën e parë dhe të Barjamajt në të dytën.

Për Burrelin shënoi Raboshta, i cili në minutën e 66-të një penallti të fituar e shndërroi vetë në gol. Në “Elbasan Arena” ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, -por në fund ishin beratasit ata që festuan.

Tashmë Tomori është në pritje për të mësuar kundërshtarin që do jetë një nga skuadrat e Superiores mes Bylisit dhe Kastriotit, që luftojnë për vendin e tetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco