Formacionet zyrtare/ Bylis - Partizani, ndryshime të shumta tek të dyja skuadrat

Formacionet zyrtare/ Bylis - Partizani, ndryshime të shumta tek të dyja skuadrat

16:49, 26/05/2021

Ndeshja e fundit por edhe më e rëndësishmja e sezonit e dërgon Partizanin në Ballsh aty ku do të përballet me Bylisin që po ashtu kërkon triumfin.

Ndonëse shanset për titull i kanë të pakta, pas asaj humbjes me Vllazninë, të kuqtë do të kërkojnë të marrin maksimumin, sipas asaj që tha trajneri Daja në konferencë.

Nga ana tjetër, Bylisi e ka si finale, me ballshiotët që renditen në vendin e parafundit dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të shpresuar në një ndalesë të Kastriotit, për të marrë vendin e tetë, që do i kalonte ata në “play out”. Megjithatë te Bylisi duke parë formacionin, duket se janë të dorëzuar për këtë ndeshje, pasi në fushë Dovedan ka hedhur në fushë disa lojtarë nga skuadra e 21-vjeçarëve.

Pritet një sfidë e luftuar në “Adush Muça” me skuadrat që do kërkojnë të marrin maksimumin.

FORMACIONET ZYRTARE:

 

BYLISI: Mali, Ntephe, Preka, Stojanovic, Trumci, Qardaku, Maçolli, Lorran, Antoni, Ruçi, Spahiu. Trajner: Veljko Dovedan.

 

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Dominguez, Idrizaj, Murataj, Kote, Bardhi, Cara, Çinari, Cardoso. Trajner: Ilir Daja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco