Vllaznia - Laçi, Brdaric dhe Duro rreshtojnë titullarët

Vllaznia - Laçi, Brdaric dhe Duro rreshtojnë titullarët

16:35, 26/05/2021

Pas një sezoni fantastik, Vllaznia dhe Laçi do të luajnë ditën e sotme ndeshjen e fundit të kampionatit.

Duke filluar nga ora 17:00, në “Loro Boriçi” do të zbresin dy ekipe që kanë rivalizuar për titullin dhe sot do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të shpresuar më pas në një ndalesë e Teutës ndaj Apolonisë.

Vllaznia e ka fituar një trofe moralisht, kjo për shkak të 16 ndryshimeve verën e kaluar, me një staf të ri dhe drejtues të rinj dhe përsëri sot janë në luftë për titullin kampion.

Laçi ka shanse minimale për titull, por fakti që janë ende në garë deri në javën e fundit, duhet t’i bëjë ata krenarë për këtë sezon. Për sa i përket formacioneve, të dy trajnerët nuk janë kursyer, duke hedhur në fushë më të mirët.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Jonuzi, Marku, Hoxhaj, Imeri, Kruja, Dilaver. Trajner: Tomas Brdaric.

LAÇI: Sali; Malota, Ignjatovic, Obanor; Zulfiu, Deliu, Lushkja, Shehu, Musta; Harmon, Mazrekaj, Trajner: Shpëtim Duro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco