Australia konfirmon ofertën për Kupën e Botës Regbi 2027

Australia konfirmon ofertën për Kupën e Botës Regbi 2027

13:52, 20/05/2021

Sidnej - Australia ka shpallur ofertën e saj për të organizuar Kupën e Botës në Regbi 2027, duke synuar të sjellë aktivitetin e madh në vend për herë të tretë.

Australia priti Kupën Botërore me Zelandën e Re në 1987 dhe ishte nikoqirja e vetme e turneut të vitit 2003, kur Wallabies u mundën nga Anglia në finalen e veprimtarisë të mbajtur çdo katër vjet.

Zelanda e Re dhe Afrika e Jugut kanë fituar Kupën tre herë secila dhe Australia është një kampione dy herë.  Springboks e mundi Anglinë në finalen e 2019 në Japoni, e para që u ngjit në skenë në Azi dhe Rygby Worls Cup 2023 do të pritet nga Franca.

Kryetari i Rugby Australia, Hamish McLennan tha se turneu 2027 do të sillte më shumë se 200,000 vizitorë ndërkombëtarë në Australi dhe ai vlerësoi se ishin gjithsej dy milionë njerëz për të ndjekur ndeshjet.

"Pritja e Kupës së Botës Rugby 2027 është një mundësi një herë në një brez për Australinë, e cila do të sillte rezultate të konsiderueshme ekonomike për vendin tonë, duke siguruar gjithashtu një trashëgimi të qëndrueshme për regbi në këtë rajon," tha McLennan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco