Rruga e Pejës drejt finales

Rruga e Pejës drejt finales

12:37, 07/05/2021

Peja-Golden Eagle Ylli është finalja e madhe e “Play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll. 

Ja disa fakte për Pejën: 

Skuadra e Pejës kërkon titullin e gjashtë në histori të klubit. 

Hera e fundit ishte në vitin 2013, kur i kishte udhëhequr Dardan Berisha. 

Në çerekfinale të Play-offit kanë mundur Sigal Prishtinën me rezultat 2:1. 

Në gjysmëfinale kanë eliminuar Ponte Prizrenin me 3:2 në seri. Sfida e fundit dhe vendimtare u ndërpre pas pjesës së parë dhe u takoi pejanëve me rezultat zyrtar 20:0. 

Peja në garat e rregullta u rendit në vendin e katërt me 15 fitore dhe 13 humbje. 

Pejanët do të ndeshen me therandasit sërish, pasi u përballën në finale të Ligës Unike, ku fituan therandasit 79:82.  

Peja dhe Golden Eagle Ylli ishin ndeshur edhe në finale të Kupës më 2020 në Rahovec, ku fituan pejanët 79:64. 

Trajner i Pejës ishte Adis Berciragic tani trajner i Golden Eagle Yllit. 

Peja ka në radhët e saj Dardan Berishën dhe Lis Shoshin, anëtar të Përfaqësueses A të Kosovës. Pjesë e grupmoshave të Kosovës janë edhe Albin Berisha e Ermal Bojku. 

Në garat e rregullta, këto dy skuadra u sfiduan katër herë dhe tri herë fitoi Ylli dhe një herë Peja.  

Qendra Brandon Walters ka një mesatare të pikëve prej 23.6 dhe 14.5 kërcime për ndeshje. 

Dardan Berisha ka mesatare prej 19.6 pikëve për ndeshje, 4.9 kërcime dhe 4.6 asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco