Anglia hap dyert për tifozët, ja sa spektatorë do jenë të pranishëm në gjysmëfinalen e Kupës

Anglia hap dyert për tifozët, ja sa spektatorë do jenë të pranishëm në gjysmëfinalen e Kupës

17:58, 01/04/2021

Anglia do të bëhet vendi i parë në Europë që do të ndërmarrë nismën e hapjes së dyerve të stadiumeve për të paktën 4 mijë tifozë, në gjysmëfinalen e kupës, Leicester - Southampton, e parashikuar për tu luajtur në datën 17 prill.

Sipas mediave angleze kjo nuk do të jetë një ndeshje e cila do të shërbejë për të bërë tifo, por do të jetë një eksperiment për të vështruar se si do të reagojë një person i rrethuar nga një turmë njerëzish.

Bëhet me dije se spektatorët do të jenë të gjithë banorë të zonës përreth dhe jo tifozë të ardhur nga qytetet e tjera. Qeveria angleze ndërmerr kështu një hap të madh në këto kohë pandemie, siç është ai i hapjes së stadiumeve, gjë e cila ka sjellë dhe dëme të mëdha ekonomike për klubet europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco