'Shpiku' penallti, favorizoi njërin ekip. Gjyqtari dënohet me 15 muaj burg

'Shpiku' penallti, favorizoi njërin ekip. Gjyqtari dënohet me 15 muaj burg

12:02, 01/04/2021

Serbia dhe gjyqtarët nuk duket se shkojnë fort mirë. Nga goli “fantazmë” i i Cristiano Ronaldos me Portugalinë te penalltia e shpikur, që i kushtoi gjyqtarit një dënim me 15 muaj burg për abuzim me detyrën dhe 10 vite pezullim nga arbitrimi. Kjo i ka ndodhur arbitrit Srdjan Obradovic nga Novi Sadi i Serbisë, saktësisht. Ky është vendimi i shkallës së parë të gjykimit.

Çështja i referohet ndeshjes së fituar nga Spartak Subotica kundër Radnicki Nis në maj 2018, me rezultatin 2-0, e gjykuar nga Obradovic. Të dy golat u shënuan me penallti, e dyta prej të cilave u cilësua si “skandaloze”. Arbitri, sipas drejtësisë serbe, ka abuzuar me rolin e tij për të favorizuar Spartakun në një ndeshje kundër një kundërshtari direkt për një vend në Europë./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco