'Ronaldo largohet nga Juventusi, së shpejti do të gjejë klubin e ri'/ Deklarata e bujshme nga...

'Ronaldo largohet nga Juventusi, së shpejti do të gjejë klubin e ri'/ Deklarata e bujshme nga...

08:44, 18/03/2021

Toto Schillaci, ish-sulmues i Juventusit, nuk ka dyshime për të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

Ai beson se pas asaj që ndodhi në Ligën e Kampionëve dhe kritikave të shumta që 36-vjeçri mori, do ta largojnë atë nga Juventusi.

“Ky do të jetë viti i tij i fundit i Ronaldos tek Juventusi”, tha ish-lojtari, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

“Unë nuk e di nëse klubi do të ofrojë rinovimin, ajo që është e sigurt është se Ronaldo nuk do të vonojë shumë për të gjetur një ekipi i ri. Kritikat që ai mori në Ligën e Kampionëve ishin të tepruara, ai është sulmuesi më i mirë në botë. Mund të ndodhë që të ketë një lojë të keqe: Juve, ndoshta, e nënvlerësoi rivalin”, tha Schillaci.

Kohët e fundit po përflitet se CR7 mund të rikthehet në “Santiago Bernabeu”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco