Egbo: Po pres rikuperimin e lojtarëve të dëmtuar, na ka munguar Ngoo

Egbo: Po pres rikuperimin e lojtarëve të dëmtuar, na ka munguar Ngoo

11:52, 11/10/2020

Tirana u përball me Shqipërinë U21, në një ndeshje testuese që u mbyllë në barazim 1-1.

Pas ndeshjes, trajneri i bardhebluve, Emanuel Egbo ka dhënë një intervistë të gjatë, ku foli për shumë tema, nga ndeshja kudër Shpresave e deri te rikthimi i Ngo-s.

-Profesor, cilat janë përshtypjet tuaja për ndeshjen kundër Shqipërisë U21?

-Ishte thjesht një ndeshje miqësore që e kemi përdorur për të parë lojtarët që kemi në ekip, si dhe të rinjtë që kemi marrë nga akademia. Kemi shumë lojtarë mëngët dhe po shohim ndonjë element që mund të na bëjë punë për ekipin e parë. Gjithashtu kemi edhe disa lojtarë të dëmtuar.

-Ju bindi i riu Malo, pasi edhe alternativat për në qendër të mbrojtjes nuk i keni të shumta?

-Prandaj e kemi përdorur. E kemi parë edhe të ndeshjet e akademisë dhe e kemi piketuar përpara. I kemi kërkuar të jetë afër ekipit të parë. Gjatë gjithë kohës ka bërë stërvitje me ne, që të ambientohet me pjesën tjetër të ekipit. Jam i kënaqur me shumicën e atyre që ka futur në lojë, ata që e nisën nga fillimi dhe ata që u futën si zëvendësues.

Cila është gjendja e lojtarëve të dëmtuar. Kemi jashtë emra si Cale, Avdiaj apo edhe Cobbinah që e ndoqi ndeshjen nga tribuna. Kush ju shqetëson më shumë?

-Po pres rikuperimin e tyre. Cale do të operohet dhe do të qëndrojë jashtë minimumi katër muaj. Ndoshta në janar fillon e luan. Cobbinah ka një shqetësim në këmbë dhe e kemi lënë jashtë që të mos rrezikojmë. Batha gjithashtu nuk është ende në 100 për qind të tij. Kështu që shpresoj që deri kur të fillojë kampionati të rikuperohen gjysma e tyre dhe të jenë gati për skuadrën.

-Po me Shaqir Tafën, si është situata? Nuk ishte as në stol në këtë miqësore.

-Tafa akoma nuk e ka dokumentacionin e plotë. Ka shkuar në Itali që të zgjidhë pjesën e letrave. Ne na nevojiten sa më shumë lojtarë në repartin mbrojtës. Kemi shumë lojtarë mangët aty, sikurse edhe në mesfushë. Kemi vetëm Bathën për momentin, Isack, lojtari tjetër nga Gana është i dëmtuar. Kështu që duhet të rikuperohet shumica e lojtarëve në momentin që nis kampionati.

Kemi edhe një lojtar tjetër, Richard Danso. Çfarë po ndodh me të, do të vijë apo jo?

-Me informacionet që kam nesër duhet të jetë në Shqipëri. Kjo është një pyetje për klubin në fakt, pasi unë stërvit vetëm lojtarët që kam në dispozicion. Unë kam punë me ata që janë në stërvitje, me pjesën tjetër merret klubi.

-E mirëprisni një rikthim të Michael Ngoo?

-Normalisht, pasi ka qenë pjesë e ekipit. Nëse do të rikthehet, është një lojtar që e ka ndihmuar ekipin, një lojtar që ka pasur një meritë të madhe në golat e shënuar edhe me asistet e dhëna. Kështu që sa më shumë lojtarë të kem përpara në dispozicion, aq më mirë do të jetë për ekipin.

-Gjatë kësaj periudhe, mendoni se ju ka munguar një lojtar si Ngoo dhe sa ka ndryshuar Tirana pa të?

-Normal. Edhe Derrick ka karakteristika si të Ngoo, janë një tip lojtari. Siç e thashë, kemi vetëm Derrick (Sasraku) dhe Muçi që janë gati për lojë tani. Avdiaj, siç e thatë edhe ju, është i dëmtuar. Edhe me një sulmues tjetër, të bëhen katër, është plus për ekipin.

 

-Ju shqetëson bojkoti?
Normalisht që ndikon negativisht te lojtarët. Duket sikur po përjetojmë një Covid të dytë tani. Sa më shumë zgjatet bojkoti, aq më e dëmshme është për lojtarët. E humbin ritmin e lojës dhe duhet shumë kohë për ta kapur. Pastaj do të ketë ngjeshje të ndeshjeve, që sjell shumë dëmtime. Kjo ndodhi edhe pas covid-it.

-Merkato e Tiranës, ishte e duhura apo kishit preferenca të tjera?

Nuk mund të flas tani, këta lojtarë kemi dhe me ata do punoj. Të shohim çfarë do të bëjmë me ta. Nuk ka kthim mbrapa për të thënë çfarë mendoj e çfarë jo. Do ishte mirë të kishim edhe ndonjë lojtar tjetër, për të pasur sa më shumë në ekip dhe për ta pasur opsione. Kështu që nuk kemi çfarë bëjmë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco