Renditja e FIFA-s për muajin shtator, ja ku pozicionohet Shqipëria dhe Kosova

Renditja e FIFA-s për muajin shtator, ja ku pozicionohet Shqipëria dhe Kosova

15:36, 17/09/2020

Fitorja ndaj Bjellorusisë dhe humbja në shtëpi me Lituaninë në dy ndeshjet e para të Nations League ka lënë në vendnumëro Kombëtaren shqiptare në renditjen e re të FIFA-s për muajin shtator.

Shqipëria vazhdon të jetë në vendin e 66-të me 1351 pikë, 5 më pak se 1 muaj më parë. Përpara kuqezinjëve qëndron Maqedonia e Veriut që ka fituar 2 pozicione falë paraqitjeve që ka bërë sëfundmi por ka të njëjtën kuotë pikësh me Shqipërinë ashtu si edhe Arabia Saudite ndërsa pas nesh janë El Salvadori, Iraku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërsa në krahun tjetër ka humbur një pozicion edhe Kosova që ka zbritur në vendin e 116-të pas dy rezultateve jo shumë pozitive ndaj Moldavisë dhe Greqisë.

Ndërkohë kreun në renditjen e FIFA-s vazhdon ta mbajë Belgjika e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco